Lidhje

Nasrallah:  dy ushtarët e rrëmbyer izraelitë nuk do të lirohen pa një shkëmbim robërish


Udhëheqësi i Hebollahut, Hasan Nasrallah tha se dy ushtarët e rrëmbyer izraelitë nuk do të lirohen pa një shkëmbim robërish me Izraelin, ndërkohë që ky i fundit vazhdoi dje ofensivën në Liban për të nëntën ditë radhazi.

Nasrallahu i bëri komentet dje në rrjetin televiziv arab Al-Xhazira, një ditë pasi avionët luftarakë izraelitë bombarduan një bunker në Bejrutin jugor ku mendohej se fshiheshin udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut. Ai tha se asnjë nga udhëheqësit e organizatës nuk ishte dëmtuar nga sulmi ajror. Ai mohoi gjithashtu pohimet e Izraelit se 50 përqind e raketave të Hezbollahut janë shkatërruar gjatë luftimeve.

Dje, aeroplanët izraelitë goditën objektiva kudo në Liban, ndërkohë që janë zhvilluar luftime edhe më të ashpëra mes forcave tokësore izraelite dhe atyre Hezbollah në jug të Libanit.

Burimet izraelite thonë se dy ushtarë izraelitë u vranë dhe disa u plagosën në luftimet e ashpra me gueriljet Hezbollah brenda kufirit libanez. Izraeli thotë se një numër i panjohur luftëtarësh Hezbollah u plagosën në luftime. Po dje, Hezbollahu vazhdoi të hedhë raketa në Izrael.//ii

XS
SM
MD
LG