Lidhje

Iraku zgjat masën e ndalimit të makinave në Bagdat


Ushtria irakiane e zgjati masën e ndalimit të lëvizjes së makinave në Bagdat, pasi forcat amerikane paralajmëruan se kryengritës të shumtë po hyjnë në qytet ndoshta për të organizuar një sulm ndaj tij. Zyrtarët e zgjatën ndalimin e qarkullimit të makinave për të parandaluar sulme vetë-vrasëse kundër besimtarëve gjatë lutjeve të së premtes.

Megjithë këto masa kufizuese, nga shpërthimi i një bombe sot humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë në një xhami suni në kryeqytet.

Në veri të Bagdatit, trupat amerikane vranë dy persona të dyshuar si kryengritës, dy gra dhe një fëmijë, gjatë një operacioni në Bakuba. Ushtria amerikane shprehu keqardhje për vrasjen e civilëve.

Trupat amerikane në Bakuba kërkuan ndihmë nga ajri, kur ndaj tyre u hap zjarr nga një ndërtesë në qytet. Në incidente të tjera, një marins amerikan u vra në luftime në provincën al-Anbar, ndërsa një sulm i kryengritësve shkaktoi vdekjen e pesë vetëve në Mosul. //rd//

XS
SM
MD
LG