Lidhje

Objektet nuk i përkasin helikopterit të rrëzuar në Adriatik


Në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes tha sot se objektet e gjetura gjatë kërkimeve të djeshme në Adriatik nuk i përkisnin helikopterit të rënë mbrëmjen e së dielës në bordin e të cilët gjendeshin 6 vetë mes të cilëve një prej figurave të njohur të jetës politke dhe publike shqiptare Gramoz Pashko. Kjo është konstatuar pas verifikimeve të bëra nga Prokuroria e Tiranës e cila po kryen hetime rreth aksidentit tragjik.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se megjithatë kërkimet po vazhdojnë dhe se pritet të hyjë në veprim edhe një anije e marinës ushtarake italiane e specializuar për gjetjen e objekteve në thellësira të mëdha, mbi 1 mijë metra.

XS
SM
MD
LG