Lidhje

Irak: takimi i parë i komisionit për ribashkimin


Udhëheqës politikë dhe fetarë të Irakut zhvilluan takimin e parë të komisionit që synon të nxisë planin e ribashkimit kombëtar të kryeministrit Nuri al Maliki për ti dhënë fund dhunës sektare.

Por zyrtarët thanë se pak më shumë se gjysma e 30 anëtarëve të grupit morrën pjesë në bisedimet e sotme.

Pas takimit zoti Maliki tha se kryengritësit që kanë kryer gjakëderdhje nuk duhet të përfshihen në amnestinë e propozuar prej tij. Por kryetari i parlamentit Mahmoud al-Mashadani tha se Iraku duhet të dënojë ushtarët amerikanë që kanë vrarë civilë irakianë në se vendi do të mbajë përgjegjës kryengritësit për vrasjen e trupave të huaja.

Takimi u mbajt ndërsa zoti Maliki përgatitet për vizitën e tij të martën në Washington për bisedime me presidentin Bush.

Dhuna vazhdoi sot në Irak ku persona të armatosur vranë shtatë punëtorë në Bagdat. Policia irakiane vrau gjithashtu tre kryengritës gjatë një sulmi në Mosul. Ndërkohë, autoritetet ushtarake amerikane thanë se kryengritësit vranë një ushtar amerikan në Bagdad vetëm disa orë pasi nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës po në Bagdat u vra një ushtar tjetër amerikan.

//ze//

XS
SM
MD
LG