Lidhje

60 mijë banorë të Nju Jorkut ende pa energji elektrike


Rreth 60 mijë banorë në qytetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, 6 ditë pasi një rrymë e nxehtë e shoqëruar edhe me stuhi të fuqishme dëmtoi pjesë të sistemit të furnizimit të qytetit.

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike në Nju Jork, tha se po punon pa pushim për të rivendosur shërbimet për klientët.

Krye-bashkiaku, Majkëll Blamberg, tha se punëtorët po kontrollojnë të gjitha kanalizimet nëntokësorë për të zëvendësuar linjat e dëmtuara dhe transformatorët të cilët filluan të mos funksiononin ditën e hënë për shkak të kërkesës së lartë për energji si pasojë e mbipërdorimit nga banorët dhe bizneset të kondicionerëve.

Përmbytjet e djeshme të shkaktuara nga stuhitë e dëmtuan edhe më shumë sistemin. Pjesa e dëmtuar më shumë është lagja Kuins e Nju Jorkut.

Ndërkohë në qytetin St. Luis të shtetit Mizuri, zyrtarët thonë se më shumë se 500 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike që kur stuhitë e fuqishme goditën rajonin të mërkurën dhe të premten. Qindra banorë janë strehuar në vende emergjence për të përballuar motin e nxehtë. //ii

XS
SM
MD
LG