Lidhje

Irak: 62 të vrarë nga makina bombë në Bagdat dhe në Kirkuk


Autoritetet irakiane thanë se makina bombë në Bagdat dhe në qytetin verior të Kirkukut vranë sot 62 persona.

Ata thanë se sulmi më vdekjeprurës ishte ai në lagjen Sadr të Bagdatit ku u vranë 34 persona në afërsi të një tregu. Pak më vonë, një shpërthim tjetër shkaktoi vdekjen e tetë personave pranë një ndërtese të bashkisë.

Shpërthimet me bombë ndodhën disa orë pasi forcat e qeverisë irakiane dhe ato amerikane sulmuan në këtë zonë dhe u përleshën me përkrahës të milicisë së radikalit shiit Moqtada al-Sadr.

Në veri një makinë bombë vrau 20 persona dhe plagosi 118 të tjerë në afërsi të një gjykate në Kirkuk.

Ndërkohë zyrtarët irakianë thanë se diktatori i përmbysur Sadam Husein është shtruar në spital pasi ishte në grevë urie për më shumë se dy javë. Sadam Huseini pritet të dalë nesër në gjyq në sesionin e fundit të gjykimit të tij për krime lufte.

//ze//

XS
SM
MD
LG