Lidhje

Afganistan: Forcat e sigurisë kanë vrarë 19 ekstremistë talebanë


Një zyrtar afganë tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 19 ekstremistë talebanë dhe kanë kapur 17 të tjerë në luftimet e fundit kundër ektremistëve në provincën jugore të Helmandit.

Zyrtari tha se 17 ektremistë përfshi dy luftëtarë nga Pakistani u kapën sot gjatë një operacioni në afërsi të kryeqtyetit të provincës, Lashkar Gah.

Po sot në provincën Paktia në lindje, në kufi me Pakistanin dy trupa të koalicionit dhe një ushtar afgan u plagosën kur një bombë në anë të rrugës goditi makinën e tyre. Dje në provincën qëndrore të Gaznit, kryengritësit talebanë sulmuan një stacion policie duke vrarë tre policë.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po heton dy shpërthime vetëvrasëse dje në qytetin jugor të Kandaharit. Sulmet vranë tetë persona, përfshi dy ushtarë kanadezë të koalicionit dhe plagosën më shumë se 35 të tjerë. //rd//

XS
SM
MD
LG