Lidhje

Izraeli kap dy guerrilje Hezbollah në Libanin e Jugut


Ushtria izraelite thotë se trupat e saj kapën dje dy guerrilje Hezbollah ndërkohë që Izraeli e vazhdoi ofensivën e tij të ashpër kundër luftëtarëve në Liban.

Radioja e ushtrisë libaneze tha se guerriljet Hezbollah u kapën në fshatin e Libanit të Jugut, Marus al-Ras, të cilin forcat izraelite e pushtuan javën e kaluar. Radioja njoftoi se robërit u sollën në Jeruzalem dhe se ata ishin të parët që Izraeli kap në ofensivën e tanishme.

Udhëheqësi i grupit ekstremist Hezbollah, Hasan Nasrallah, tha se përparimi i ushtrisë izraelite në Liban nuk do t’i ndalë gueriljet e tij të qëllojnë me raketa Izraelin verior. Nasrallah tha se Izraeli nuk do të arrijë dot asnjë qëllim politik duke futur trupat tokësore në Liban.

Vend ndodhja e udhëheqësit të Hezbollahut në Liban është e panjohur. Komentet e tij u botuan sot në gazetën libaneze As-Safir.

Ofensiva izraelite filloi kur Hezbollahët me bazë në Liban rrëmbyen dy ushtarë izraelitë dhe vranë tetë të tjerë gjatë një inkursioni brenda kufirit izraelit më 12 korrik. Dje, aeroplanët izraelitë bombarduan përsëri Libanin ndërsa guerriljet Hezbollah hodhën më shumë se 90 raketa në Izraelin verior.

Nga bombardimet e ashpra izraelite në Libanin e jugut dhe rajone të tjera u vranë të paktën 5 vetë, duke përfshirë një fotoreporter libanez dhe tre vetë në një mikrobus.

Policia izraelite tha se nga raketat e Hezbollahut u vranë dy izrelitë në qytetin port të Haifës dhe u plagosën të paktën 50 të tjerë në pjesë të ndryshme të Izraelit verior.//ii

XS
SM
MD
LG