Lidhje

Ahtisari: Takimi i Vjenës shkoi më mirë se sa ishte parashikuar


Në Vjenë përfundoi takimi i parë i nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. Në një konference shtypi pas takimit, i dërguari i posaçëm i OKB-së për bisedimet, Marti Ahtisari tha se takimi shkoi më mirë se sa kishte parashikuar ai.

Palët, tha ai diskutuan në mënyrë të civilizuar duke bërë të ditura qëndrimet e tyre. Megjithatë, zotri Ahtisari tha se në takim nuk u shënua ndonjë përparim. Ky ishte takimi i pare i drejtëpërdrejtë i udhëheqësve më të lartë shqiptarë dhe serb, që pas ndërhyrjes së Natos në Kosovë.

Zoti Marti Ahtisari, tha se Serbia dhe udhëheqësit e Kosovës vazhdojnë të jenë shumë larg një zgjidhjeje për statusin përfundimtar të Kosovës. Zoti Ahtisari i bëri këto komente sot në Vienë, pas takimit të pashembullt mes të dyja palëve. Ai tha se në bisedime doli se Beogradi është i gatshëm të negociojë çdo alternativë, me përjashtim të pavarësisë, ndërkohë që Prishtina nuk do gjë tjetër, veçse pavarësinë.

Në takimin një ditor me dyer të mbyllura në Vienë morën pjesë Presidenti serb, Boris Tadiç dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica si dhe homologët shqiptarë nga Kosova, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku. Ky ishte takimi i parë i drejtëpërdrejtë midis udhëheqësve kosovare dhe serbë që nga viti 1999, kur bombardimet e NATO-s i detyruan forcat serbe të largohen nga Kosova, pas fushatës së dhunës kundër popullatës shqiptare.

Zoti Ahtisari tha se bisedimet kishin si qëllim që të dyja palët të shpallnin qëndrimet e tyre zyrtare. Të dyja palët hynë veças në sallën e takimeve në Pallatin e Vjenës dhe nuk i dhanë dorën njeri tjetrit. Ata u ulën në anë të kundërta të tavolinës dhe pozuan pa emocione për reporterët.

Shumica shqiptare e Kosovës kërkon pavarësi të plotë. Nga ana e tyre serbët e cilësojnë këtë si të papranueshme. Kryeministri Koshtunica thotë se pavarësia e Kosovës do të ishte e jashtëligjshme dhe pa vlerë. Ai i ofron Kosovës autonomi të zgjeruar, duke thënë se historikisht dhe nga ana kulturore, Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë.//lk

XS
SM
MD
LG