Lidhje

Presidenti Bush: SHBA do të rrisin numrin e trupave në Bagdad


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e trupave amerikane në Bagdad në përpjekje për të zbutur dhunën sektare në kryeqytet.

Presidenti Bush tha se përmirësimi i gjendjes jashtë Bagdadit krijon mundësinë që të dërgohen trupa të policisë ushtarake amerikane dhe forcave të tjera në kryeqytet nga zona të tjera të Irakut. Ai u tha gazetarëve se e diskutoi këtë plan me kryeministrin irakian Nouri al-Maliki sot në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Maliki tha se pakësimi i dhunës fetare është objektivi kryesor i planit të ri të sigurisë. Presidenti Bush tha se bisedimet e tij me zotin Maliki në Shtëpinë e Bardhë ishin shumë konstruktive dhe e siguroi kryeministrin se qeveria amerikane qendron në krah të popullit irakian. Zoti Bush tha se pritja e një udhëheqësi të zgjedhur të Irakut në Shtëpinë e Bardhë ishte një moment i shënuar dhe historik.

Edhe sot ka vazhduar dhuna në Irak

Persona të armatosur në Irak, vranë një udhëheqës të njohur fisesh në qytetin verior të Irakut, Tikrit. Policia irakiane tha sot se Mahmud al-Nida, kreu i fisit ku bën pjesë edhe Sadam Huseini, u vra pas sulmit të mbrëmshëm.

Ndërkohë, një udhëheqës i fuqishëm në Irak tha se banorët duhen lejuar të formojnë njësi vetë-mbrojtëse për t’u mbrojtur ndaj sulmeve sektare. Abdul Aziz al-Hakim, udhëheqësi i Këshillit Suprem të Revolucionit Islamik në Irak, i tha gazetës Washington Post se irakianët duhet të bashkëpuojnë dhe të rrëmbejnë armët për të mbrojtur lagjet e vendit nga dhuna e shfrenuar.

Dhuna e vazhdueshme ndodh ndërsa Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki u takua sot me Presidentin Bush, për të diskutuar mbi mënyrat për t’i dhënë fund dhunës sektare që ka qenë në rritje në Bagdad.//lk

XS
SM
MD
LG