Lidhje

Diplomatët dështuan të arrijnë një marrëveshje për vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm në Liban


Diplomatë nga vende të ndryshme të botës dështuan të arrijnë një marrëveshje për vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm në konfliktin mes Izraelit dhe guarrilasve Hezbollah në Liban.

Por në takimin e Romës, diplomatët ranë dje dakord mbi nevojën që të punojnë menjëherë drejt arritjes së një armëpushimi, megjithatë ata nuk ishin në gjendje të binin dakord mbi hollësitë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice, e cila mori pjesë në takim, tha se çdo armëpushim duhet të jetë i qendrueshëm dhe se Libani duhet të jetë sovran dhe pa forca milicie. Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan tha se në këtë zgjidhje duhet të përfshihen Siria e Irani, që janë mbështetësit kryesorë të Hezbollahut.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tony Snow, mohoi që bisedimet e Romës dështuan meqë nuk u arrit një marrëveshje mbi armëpushimin e menjëhershëm.

Diplomatët në takim ranë dakord për krjimin e një force shumë-kombëshe të Kombeve të Bashkuara në Liban. //ze//

XS
SM
MD
LG