Lidhje

Në Romë do të mbahet konferencë ndërkombëtare mbi Libanin


Ministrat e Jashtëm të vendeve arabe dhe perëndimore janë mbledhur në Romë për një konferencë ndërkombëtare mbi konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Objektivi kryesor i konferencës një ditore do të jetë hartimi i një armëpushimi.

Përfaqësues të lartë nga 18 vende dhe organizata ndërkombëtare do të marrin pjesë në konferencën e organizuar nga Italia dhe Shtetet e Bashkuara. Washingtoni është kundër një armëpushimi të menjëhershëm.

Kryeministri italian Romano Prodi tha se konferenca do të përqëndrohet në çështjen e diplokimit të një force ndërkombëtare në Libanin e jugut dhe atë të refugjatëve. Të paktën 600 mijë njerëz janë shpërngulur si pasojë e konfliktit që filloi para 2 javësh.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha se do të dëshironte të shikonte një paketë të miratuar nga konferenca, që të përfshijë një armëpushim, dislokimin e një force ndërkombëtare dhe lirimin e dy ushtarëve izraelitë të kapur nga Hezbollahu. //ze//

XS
SM
MD
LG