Lidhje

Një kompani farmaceutike britanike mund të ketë gati një vaksinë për gripin e shpendëve


Kompania farmaceutike britanike GlaksoSmithKlajn thotë se mund të ketë gati për prodhim masiv një vaksinë për gripin e shpendëve në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një deklaratë të publikuar sot, kompania njoftoi për një rezultat të suksesshëm pas analizave të kohëve të fundit, për të cilat ajo thotë se dolën të efektshme për të luftuar llojin vdekjeprurës së virusit H5N1.

Kompania britanike tha se mundet që vaksina të jetë e gatshme për t’iu paraqitur rregullatorëve deri në fund të vitit. Kompania tha se ajë që është e rëndësishme për vaksinën e re, është përqëndrimi i pakët i përbërësve aktivë. Kjo do të mund të lejojë që vaksina të prodhohet në shkallë të gjerë, duke i krijuar mundësinë qeverive të ruajnë atë nëpër depot e barnave, gati për t’u përdorur në rastin e një epidemie. Edhe kompani të tjera po përpiqen të prodhojnë vaksina për gripin e shpendëve.

Në zhvillimin më të fundit për gripin e shpendëve, zyrtarët e shëndetësisë në Tajalnadë njoftuan sot se një djalë adoleshent, i cili vdiq në fillim të javës, ishte infektuar me tipin vdekjeprusës të virusit.//lk

XS
SM
MD
LG