Lidhje

Kryeministri irakian Al-Maliki flet në Kongresin amerikan


Kryeministri i Irakut Nuri al-Maaliki tha se vendi i tij është në frontin e parë të betejës kundër terrorizmit. Zoti Maliki i bëri këto komente gjatë një fjalimi sot në një sesion të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, të Kongresit amerikan.

Ai tha se dhuna në vendin e tij është një betejë midis, siç u shpreh ai “Islamit të vërtetë dhe terrorizmit që e vesh veten me veshje fallso islamike".

Duke iu referuar ndërhyrjes amerikane në vendin e tij, ai tha se, irakianët nuk do t’i harrojnë kurrë ata që i ndihmuan. Zoti Maliki synon të sigurojë mbështetje për qeverinë e tij të re që po punon për t’i dhënë fund dhunës sektare në Irak.

Shumë ligjvenës amerikanë janë të shqetësuar nga shtimi i dhunës në Irak. Por zoti Maliki po ashtu ndeshet me kritika nga disa ligjvenës demokratë për dënimin që ai i ka bërë fushatës ushtarake izraelite kundër Hezbollahut në Liban.

Udhëheqës të demokratëve në Senat i kanë bërë thirrje atij t’i sqarojë këto komente, ndërsa disa ligjvenës të Dhomës së Përfaqësuesve i kishin bërë thirrje republikanëve të anulonin fjalimin e zotit Maliki në Kongres.//lk

XS
SM
MD
LG