Lidhje

I dërguari amerikan për krime lufte, thirrje Serbisë të arrestojë të dyshuarit në arrati


I dërguari amerikan për krimet e luftës i bëri thirrje Serbisë të arrestojë të gjithë të dyshuarit në arrati të krimeve të luftës. Ambasadori Klint Uilliamson i bëri komentet në Beograd, ndërsa zyrtarët serbë parashtruan planet e tyre për arrestimin dhe ekstradimin e të dyshuarit kryesor për krime lufte, gjeneralit Ratko Mlladiç.

Zyrtari amerikan u takua me presidentin serb Boris Tadiç, me kryeministrin Vojisllav Kostunica, Ministrin e Jashtëm Vuk Drashkoviç dhe zyrtarë të tjerë. Ai u tha udhëheqësve serbë se ka ardhur koha që vendi i tyre të veprojë për të arritur bashkëpunim të plotë me gjykatën e Hagës.

Ambasadori Uilliamson tha se Mlladiç akuzohet se ka drejtuar vrasjen e mijëra njerëzve të paarmatosur dhe i bëri thirrje Serbisë të mbyllë atë që e quajti "kapitullin e errët", në mënyrë që të mund ecë në të ardhmen që meritojnë qytetarët e saj.//lk

XS
SM
MD
LG