Lidhje

Kampioni amerikan në çiklizëm rezulton pozitiv për drogë


Kampioni i sapo shpallur i turneut të Francës në çiklizëm, Floyd Landis i Shteteve të Bashkuara, njoftohet se ka rezultuar pozitiv për nivel të lartë testosteroni gjatë analizave zyrtare për përdorim substancash të ndaluara.

Ekipi amerikan e bëri njoftimin zyrtar sot, një ditë pasi Sindikata Ndërkombëtare e Çiklizmit tha se një sportis i paidentifikuar kishte rezultuar pozitiv gjatë turneut. Dje sindikata e çiklistëve tha se kishte marrë një përgjigje pozitive, por të pakonfirmuar nga analizat laboratorike.

Rezultati i analizave duhet konfirmuar nga një laborator i dytë para se Landis të shpallet fajtor për përdorim substancash të ndaluara. Landis është pezulluar në pritje të analizave. Në se edhe prova e dytë konfirmon të parën, ai do të dëbohet nga ekipi.//lk

XS
SM
MD
LG