Lidhje

Sekretarja e Shtetit, Rajs, rikthehet në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice takohet sot me presidentin izraelit Ehud Olmert për të diskutuar rrugët për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe guerriljeve Hezbollah në Liban.

Zonja Rice mbërriti sot në Izrael për vizitën e saj të dytë në rajon. Zyrtarët izraelitë thonë se janë të interesuar të dëgjojnë idetë e saj. Pas bisedimeve në Izrael, zonja Rice ka në plan të takohet me zyrtarë libanezë.

Sekretarja Rice foli me gazetarët gjatë fluturimit për në Izrael pas një takimi në Malajzi. Ajo tha se pret bisedime të vështira me zyrtarët e të dyja palëve. Ajo tha se çështja është emocionale dhe e vështirë.

Presidenti Bush tha se zonja Rice do ta përdorë vizitën e saj për të punuar për një rezolutë që do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kur ai mblidhet të hënën për të diskutuar mundësinë e vendosjen e një forcë shumëkombëshe në Libanin e Jugut.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti tha se zonja Rice do ta ndihmojë Izraelin dhe Libanin për të arritur një paqe të qendrueshme. Ai tha se luftimet e tanishme janë pjesë e një lufte më të gjerë midis lirisë dhe terrorit në mbarë Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG