Lidhje

Shpërthim vdekjeprurës në Bagdat


Policia irakiane thotë se nga shpërthimi i një bombe pranë një xhamie sunni në Bagdad janë vrarë 4 vetë dhe plagosur 6 të tjerë. Sulmi gjatë lutjeve të së premtes kryhet ndërkohë që qeveria irakiane dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara synon të frenojë dhunën sektare në rritje.

Dje, nga sulmet me raketa dhe mortaja u vranë 31 vetë dhe u plagosën më shumë se 115 të tjerë në qendër të Bagdadit. Në një fjalim që mbajti sot në qytetin e shenjtë të Naxhafit, udhëheqësi shiit me influencë politike, Abdel Aziz Hakim, tha se irakianët duhet të marrin nën kontroll të plotë gjenden e sigurisë dhe pa ndërhyrje nga jashtë.

Abdel Aziz Hakim është udhëheqësi i Këshillit Suprem të Revolucionit Islamik në Irak, një nga grupet më të mëdha shiite në koalicionin qeverisës.

XS
SM
MD
LG