Lidhje

Tanket dhe trupat izraelite u tërhoqën nga Rripi i Gazës


Tanket dhe trupat izraelite u tërhoqën nga pjesa veriore e Rripit të Gazës sot më herët pas një operacioni dy ditor gjatë të cilit u vranë më shumë se 20 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë, avionët izraelitë vazhduan bombardimin e zonës në kuadrin e ofensivës një mujore kundër ekstremistëve palestinezë për të liruar një ushtar izraelit të zënë peng dhe për të ndaluar sulmet me raketa kundër Izraelit.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, u tha gazetarëve në Romë dje se lirimi i ushtarit mund të jetë i shpejtë. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Zyrtarë të tjerë paleztinezë thonë se negociatat për lirimin e ushtarit vazhdojnë dhe asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me këtë rast. Rrëmbyesit e ushtarit kanë kërkuar lirimin e një të burgosuri palestinez që mbahet në Izrael.

XS
SM
MD
LG