Lidhje

OKB i bën thirrje Uashingtonit të mbylle ato që dyshohen si qendra sekrete të ndalimit kundër grupeve terroriste


Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të mbyllin menjëherë ato që dyshohen si qendra sekrete të ndalimit të përdorura në fushatën kundër grupeve terroriste.

Në një raport që u publikua sot, komisioni thotë se ka informacion të besueshëm dhe të pakundërshtueshën se Uashingtoni ka ndaluar në mënyrë sekrete njerëz në këto objekte për muaj dhe vite të tëra.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të lejojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar të takohet me çdo person të ndaluar lidhur me konflikte të armatosura.

Në raport shprehet gjithashtu shqetësimi se Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar në të kaluarën teknika të ashpëra hetimi, duke përshirë edhe lënin pa gjumë dhe ushqim të të pandehurve. Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë bërë ndonjë koment për raportin e ri të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG