Lidhje

Miami Vice: Aksion dhe Intriga


Regjisori Michael Man sjell sot në kinema realizimin e ri të serialit të famshmëm të viteve 80, Miami Vice me aktorin Don Johnson...por që kësaj radhe është zëvendësuar me Colin Farrell dhe parnerin e tij Jammie Fox. Sikurse edhe në serialin e famshëm televiziv, ngjarjet zhvillohen në Miami kundër kartelëve të drogës.

Ricardo Tubbs, luajtur nga Jammie Fox është mjaft i mençur dhe jeton me analisten e hetimeve me origjinë nga Bonxi, Trudy ndërkohë që ata janë infiltruar në një grup që transportojnë drogë në Florida në kërkim të kreut të rrjetit të drogës përgjegjës për tre vrasje. Nderkohë detektivi tjetër Sonny Crocket, luajtur nga Colin Farrell fillon një romancë me Isabellën gruan e një trafikati kubanez armësh dhe droge. Aventurat, tradhëtitë dhe ndjeket janë të pafundme në filmin me aksion që del sot në kinema.

Julia Roberts, Nicolas Cage dhe Zachary Taylor kanë bashkuar zërat për të sjellë sot në kinema filmin me animacione Ant Bully..ose Ngacmuesi i Milingonave. Regjisor i filmit është John A. Davis i cili mori bekimin e studiove të Warner Bross për xhirimin e filmit.

Një djalë 10 vjeçar, Lucas Nickle, duke qënë i ri në qytet, pa shokë dhe i tromaksur nga një djalë që e ngacmon mundohet të shprehë zemërimin tek miligonat qe ka gjetur aty pranë. Por një ditë milingonat gjejnë mënyrën për të marrë hak. Duke përdorur magjinë ato e zvogëlojnë Lucas sa një milingonë dhe e dënojnë atë që të jetojë në koloninë e tyre. Në një botë tejet të mistershme Lucas mëson gjëra të rëndësishme rreth shoqërisë dhe një prespektivë të re për jetën duke gjetur kurajon që t’i dalë vetes zot.

James Bondi ri akoma nuk ka patur rast të pijë martinin e parë ndërkohë që ka siguruar një kontratë të dytë. Filmi i tij del në kinema në vjeshtë ndërkohë që Daniel Craig ka siguruar të vazhdojë të jetë agjenti 007 në filmin e 22-të me James Bond që del në kinema në maj të 2008-tës. Craig u zgjodh vitin e kalur për të zëvendësuar Pierce Brosnan me filmin Casino Rayale i cili del në kinema në muajin nentor.

Shijet e para të filmit të ri Rocky sapo kanë mbërritur. Sly Stallone po shkund pluhurin e dorezave të boksit për rolin e famshëm të Rocky Balboas pas 15 vitesh. Ai ktheht në ring pas 15 vjetësh në serinë e gjashtë të filmit Rocky i cili del në kinema gjatë krishtlindjeve. Kësaj radhe ai ka dalë në pension dhe zotëron një restorant...por një veteran kampion i peshave të rënda e sfidon atë. Gjashtëdhjetë vjeçari që festoi datëlindjen pak kohë më parë fitoi emër si autor dhe aktori kryesor i filmit të parë Rocky në vitin 1976.

XS
SM
MD
LG