Lidhje

130 të vdekur nga vala e të nxehtit në Kaliforni


Zyrtarët thonë se 130 persona kanë vdekur në Kaliforni nga vala e të nxehtit. Temperaturat e larta dhe lagështia e përfshinë këtë shtet për 12 ditë para se temperaturat të uleshin në një farë mase dje.

Metereologët thonë sot se temperaturat më të ulëta do të vazhdojnë për disa ditë. Në zonën e goditur më rëndë Central Valley, temperaturat pritet të ulen në 38 gradë nga rreth 45 gradë.

Zyrtarët thonë se shumë nga njerëzit që vdiqën nga i nxehti ishin të moshuar. Punonjës të ndihmave po shkojnë shtëpi më shtëpi për të parë se në ç’gjendje janë banorët më të moshuar.

Vala e të nxehtit po dëmton edhe bujqësinë e Kalifornisë. Bagëtitë po ngordhin duke pakësuar furnizimin me qumësht.

XS
SM
MD
LG