Lidhje

Vrasjet në Kana të Libanit, përsëritet historia


Një sulm ajror izraelit në fshatin Kana vrau të paktën 50 persona, më shumë se gjysma fëmijë. Disa trupa janë groposur në rrënoja. Izraeli tha se po përpiqet të sulmojë Hezbollahun, një grup që Departamenti i Shtetit e cilëson një organizatë terroriste.

Një ambulancë shpejton për në Kana për të transportuar të vdekurit. Banorët në ndërtesat pranë ishin tepër të tronditur të dilnin nga shtëpitë e tyre për orë të tëra pas sulmit, derisa Kryqi i Kuq mbërriti në atë zonë në agim. Vetëm atëherë ata filluan të largohen nga zona në këmbë. Banorët vendorë e quajtën atë një masakër. Kjo fjalë ka lidhje me Kanën në Liban. Në vitin 1996, Izraeli bombardoi një pozicion të Kombeve të Bashkuara aty, duke vrarë më shumë se 100 civilë që strehoheshin aty. Memoriali i asaj katastrofe ngrihet në qendër të qytetit.

Pak metra larg nga ndërtesa e shkatërruar në Kanë, Mehdi Chalhoub thotë se motra e tij dhe tre fëmijët e saj ishin vrarë. Ai tregon se "izraelitët bombarduan një ndërtesë tjetër tre ditë më parë. Të gjithë ishin duke fjetur në qilar të ndërtesës kur izraelitët bombarduan mbrëmë" thotë ai.

Izraeli thotë se zona e Kanës përdoret nga Hezbollah për të lëshuar raketa kundër Izraelit, dhe civilët që jetojnë në zonën përreth janë paralajmëruar disa herë të largohen. Zyrtarët izraelitë thonë se Hezbollahu po përdor qëllimisht gratë dhe fëmijët si mburoja në zonat nga ata ndërmarrin sulmet kundër civilëve izraelitë. Punonjësit e shpëtimit gërmuan në rrënoja për të nxjerrë trupat e grave dhe fëmijëve.

Mjeku i Kryqit të Kuq Daoud Kahawaji thotë se ata ishin të gjithë civilë. Asnjë prej tyre nuk ishte luftëtar, ishin fëmijë. Shumë prej tyre ishin me aftësi të kufizuara dhe nuk mund të lëviznin. Ambulancat sollën trupat e fiktimave në një spital të Tyres. Aty mjekët dhe ushtarët u munduan të kontrollonin një turmë njerëzish të dëshpëruar, të cilët u irrituan edhe më shumë ndërsa trupat e fëmijëve transportoheshin në qese plasmasi.

Një e afërm e viktimave, Sana Faraj, tha se sa më shumë civilë të vrasë Izraeli aq më shumë njerëzit do të mbështesin Hezbollahun. Edhe ajo kujton atë që ndodhi në Kana në vitin 1996. Ajo thotë se "izraelitët bombarduan fshatin tonë edhe më parë. Ishte masakër. Duket se atyre u pëlqen të masakrojnë duke bombarduar Kanën".

Ndryshe nga historia e së kaluarës, sulmi i ri ka prekur një nerv të gjallë në Liban. Një grup njerëzish në Bejrut sulmoi ndërtesën e OKBsë duke thyer dritaret dhe duke marrë nën kontroll ndërtesën. Mijëra njerëz spontanisht dolën në rrugët e kryeqytetit, duke valvitur flamuj libanez dhe të Hezbollahut dhe duke dënuar Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Perëndimin dhe botën arabe që nuk po bëjnë asnjë për të ndalur luftën.

XS
SM
MD
LG