Lidhje

Rritet besimi tek EURO në vendet përdoruese


Besimi tek ekonomia në Evropë arriti në korrik në nivelin më të lartë që prej pesë vjetësh, ndërsa çmimet u rritën më shumë nga ç’parashikohej.

Një raport i Komisionit Evropian i bërë publik, sot thoshte se treguesi i besimit mes drejtuesve dhe konsumatorëve në 12 vendet që përdorin euron arriti në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2001. Edhe në te gjithë Bashkimin Evropian, treguesi është në pikën më të lartë që në fillim të vitit 2001.

Në raport thuhet se rritja ishte realizuar falë optimizmit në sektorin e industrisë dhe ndërtimit. Por komisioni njofton gjithashtu se inflacioni mbeti mbi nivelin prej 2 për qind të kërkuar nga Banka Qendrore Evropiane. Inflacioni arriti në korrik në 2.5 për qind. Ekonomistët thonë se ritmet më të larta të inflacionit mund ta detyrojnë bankën të ngrejë përqindjen e interesit në një takim që do të mbajë të enjten.//lk

XS
SM
MD
LG