Lidhje

Një fëmijë nga Kosova për trajtim mjekësor në SHBA


Një fëmijë 9 vjeçar nga Kosova, Lentrit Aliu ndodhet per trajtim mjekesor ne Shtetet e Bashkuara, falë humanizmit të një ushtari amerikan që shërben në radhët e trupave të K-Forit dhe ndihmës së një spitali një Shreveport të shtetit Luiziana.

Lentrit Aliu ka lindur me një sëmundje e cila pengon rritjen normale të kockës së këmbës dhe zhillimin e kyçeve, sëmundje që prek çdo vit mbi 100 mijë fëmijë.

Kështu ecte duke çaluar Lentriti deri para 2 javësh kur hyri në sallen e operimit. Sot ai është me këmbë të prerë, në pritje për vendosjen e protezës, që do ta ndihmojë atë të eci drejt.

Operacioni u krye nga doktor Richard MakKoll, shef i personelit te spitalit Shrajnes (Shriners) që ka marrë përsipër trajtimin e Lentritit, duke ofruar falas gjithçka, përfshi qëndrimin në spital, operimin, dhe përgatitjen e protezës për zevëndësimin e këmbës së sëmurë.

Është nje procedure e thjeshte kirurgjike, por sjell nje ndryshim mjaft te madh ne jeten e femijës, Lentriti është një fëmijë trim. Ka ardhur me dëshirën e tij nga mijëra kilometra larg, për t’u shtruar në një spital ku askush nuk flet gjuhen e tij dhe ka pranuar të operohet pa e ditur se si do të dalë. Të gjitha këto tregojnë se ky femijë ka guxim te madh”, thotë doktor Makkoll.

Lentriti shoqërohet në spital nga babai i tij Sejdiu, të cilit spitali gjithashtu i ka ofruar ushqim e shtrat pa pagesë.

Vetëm disa muaj më parë, familja e Lentritit as që kishte shpresuar se djalit të tyre do t'i jepej një mundësi e tille. Për 9 vjet, kocka e këmbës së majtë u zhvillua normalisht ndërsa këmba tjetër jo, duke mbetur rreth 20 centimetra me e shkurtër. Ecja e tij jo normale dallohej prej larg. Kjo gjendje e mundonte fizikisht këtë fëmijë, por kur ndodhej mes moshatarëve ky mundim bëhej i dyfishtë, edhe shpirtërisht.

I ati i tij, Sejdiu tregon se shpesh e shihte Lentritin duke qarë, dhe dëshpërimi përfshinte gjithë familjen. Por kjo gjendje pa shpresë do të ndryshonte në janar të këtij viti kur Sejdi Aliu u njoh me togerin nga Teksasi, Mathju Malmkuist, anëtar i gardës kombëtare që shërben në radhët e trupave të K-Forit ne Malishevë.

Për të ndihmuar Lentritin, fillimisht togeri Malmkuist shkoi tek mjeku i repartit ushtarak i cili i rekomandoi një sërë spitalesh ortopedike në Shtetet e Bashkuara. Vështirësia tjetër ishte çështja e të hollave. Vetëm për operacionin nevojiteshin rreth 250 mije dollarë, përveç shpenzimeve të tjera, si të hollat për udhetim, qendrim në spital, ushqimi e kujdesi. Për mbledhjen e fondeve togeri Malmkuist aktivizoi të gjithe të afërmit e tij një Amerikë, përfshi gjyshen në shtetin Minesota e cila siguroi fondet e udhëtimit. Pas shumë kërkimesh, në internet e me shokë, togeri Malmkuist siguroi premtimin e drejtuesve të spitalit Shrajners në Shrivport, të cilët thanë se ishin gati për ta trajtuar Lentritin falas. Zoti Aliu thotë se për këtë u gezua si familja e tij edhe ushtari Met, sic e quan ai shqip, togerin amerikan Mathju Malmkuist.

Qyteti i Shrivportit në Luiziana kufizohet me shtetet Arkansa e Teksas dhe sinjalet e Televizionit KTBS përhapen gjerësisht në këto tre shtete.

Këto ditë ky stacion transmetoi një reportazh lidhur me pacientin shqiptar Lentrit Aliu, veprën humanitare të togerit amerikan nga Teksasi, Mathju Malmkuist dhe bamirësinë e spitalit Shrajners.

“Pas ketij reportazhi, dhjetra ushtarë të gardës kombëtare e banorë të thjeshtë kane ardhur për ta vizituar Lentritin në spital, duke u interesuar për shëndetin e tij”, thotë Hilda Holder, zyrtare e spitalit.

“ Ndërsa një polic nga Shrivporti i dhuroi Lentritit edhe një uniformë dhe i premtoi se do ta shetiste me makinën e policisë sapo të dilte nga spitali”, thotë Sejdiu, i ati i Lentritit

Zëdhënësi i spitalit, Kristian Berg thote se ky spital fëmijësh ofron trajtime falas për fjëmijë nga cdo vend i botës që kanë nevojë për proteza e pajisje ortopedike.

Qendra spitalore për fëmijë, Shrajners eshte një nga institucionet më të njohura ortopedike në botë. Kjo qëndër që financohet nëpermjet fondeve dhuruese, përbëhët nga 22 spitale në Shtetet e Bashkuara, Kanada e Meksikë. Vetëm vitin e kaluar, kjo qendër pranoi për trajtim mjekësor femijë nga 15 vende të botës, që ashtu si Lentriti kishin nevojë për proteza apo nderhyrje ortopedike.

XS
SM
MD
LG