Lidhje

Tirana dhe Podgorica vendosin marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh


Tirana dhe Podgorica vendosën sot marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve u bë nëpërmjet shkëmbimit të notave diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare dhe asaj malazeze.

Shqipëria ishte vendi i parë që njohu, me vendimin e qeverisë së saj më 9 qershor, shtetin e ri të Malit të Zi, të lindur pas fitores së referendumit për shkëputjen nga Serbia. Ministria e Jashtme shqiptare u shpreh sot se me vendosjen e marredhënieve diplomatike me Malin e Zi, qeveria e Shqipërisë rikonfirmon angazhimin e saj për t’i ngritur në një stad më të lartë marrëdhëniet tradicionale miqësore, të fqinjesise së mirë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy qeverive tona, duke i shtrirë ato në të gjitha fushat, në dobi të të dy popujve, të forcimit të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon, si dhe në interes të vizionit të përbashkët të integrimit në strukturat euroatlantike.//lk

XS
SM
MD
LG