Lidhje

Një valë e re të nxehti përfshin Shtetet e Bashkuara


Shërbimi Metereologjik Kombëtar ka nxjerrë një paralajmërim për të nxehtin që ka përfshirë një pjesë të mirë të Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga Kansasi, në pjesën qendrore të vendit, deri në Masaçusets, në bregun verilindor.

Metereologët thonë se temperaturat do të jenë rreth 38 gradë Celsius në Çikago, New Jork dhe në Boston dhe parashikojnë që në disa raste të arrijnë në shifra rekord. Treguesi i nxehtësisë, që është kombinimi i efektit të nxehtësisë me lagështinë, parashikohet të arrijë nga deri në 46 gradë Celsius në disa zona të Bregut Lindor.

Shërbimi Metereologjik Kombëtar nxjerr paralajmërim për të nxehtë të jashtëzakonshëm kur ka periudha të gjata me temperatura të larta dhe lagështi te madhe, që përbëjnë rrezik për jetën. Një valë e tillë të nxehti shkaktoi vdekjen e rreth 130 personave javën e kaluar, në shtetin perëndimor të Kalifornisë.//lk

XS
SM
MD
LG