Lidhje

Avionët luftarakë izraelitë godasin përsëri vendstrehimet e Hazbollahut në Bejrut


Avionët luftarakë izraelitë goditën përsëri vendstrehimet e Hazbollahut përgjatë rrethinave jugore të rrënuara të Bejrutit.

Dëshmitarët thonë se të paktën katër shpërthime të fuqishme tronditën sot në mëngjes kryeqytetin libanez kur avionët izraelitë bombarduan pozicionet e dyshuara të Hezbollahut, për të parën herë pas disa ditësh.

Bombardimet ndodhën ndërkohë që mijëra trupa izraelite në Libanin e jugut u munduan të krijonin një zonë ndarëse në rajon.

Mbrëmë forcat izraelite dhe gueriljet e Hezbollahut u angazhuan në beteja të ashpra në Libanin e jugut. Ushtria izraelite tha se një ushtar u vra dhe katër të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në fshatin Aita a-Shab.

Po dje, Hezbollahu hodhi rreth 200 raketa në Izrael, numri më i madh që nga fillimi i konfliktit 3 javë më parë. Një izraelit u vra pranë qytetit Naharia në Izraelin verior. //ze

XS
SM
MD
LG