Lidhje

BE-ja bën thirrje për qetësimin e situatës politike në Shqipëri


Ambasadori gjerman Hans Peter Anen i cili përfaqëson presidencën e Bashkimit Evropian në Shqipëri tha sot se për vendet demokratike bllokimi, bojkoti dhe pengimi i proceseve janë mjete dhe forma të papranueshme.

Ambasadori gjerman i bëri këto deklarata në emër të presidencës së BE, në qytetin e Korçës, ku mori pjesë në inaugurimin e një vepre publike. Zoti Anen tha se presidenca e BE është e shqetësuar për zhvillimet politike dhe veçanërisht zhvillimet e të premtes së kaluar në parlament ku pati përplasje të ashpra pozitë opozitë.

Ambasadori i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të orientohen nga detyrimet që kanë për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe se të dy palëve u kërkohej të nisin një dialog konstruktiv në mënyrë që të arrijnë të zhbllokojnë situatën e krijuar. Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij, përfundoi ambasadori gjerman kanë përsëritur disa herë se mbështesin vazhdimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

XS
SM
MD
LG