Lidhje

Avionët luftarakë izraelitë godasin disa rajone të Libanit; të paktën 3 të vrarë


Zyrtarë libanezë thanë se të paktën 3 veta u vranë sot në mëngjes kur avionët luftarakë izraelitë goditën disa rajone të Libanit.

Avionët izraelitë bombarduan fshatra në Libanin e jugut si dhe një bazë të Hezbollahut në Beirutin jugor. Izraeli kreu një sulm afër qytetit Balbek, në pjesën verilindore të Libanit, pranë kufirit me Sirinë.

Sulmet kryhen ndërsa Izraeli përgatitet të hyjë më në veri në Liban.

Zyrtarë izraelitë thanë se ministri i mbrojtjes Amir Peterz i ka kërkuar ushtrisë izraelite që të përgatitet për një avancim të fazës së dytë drejt lumit Litani, 30 kilometra në veri të Izraelit. Ky i fundit thotë se kontrollon tashmë një zonë prej 6 kilometrash në Libanin e jugut.

Mijëra trupa të këmbësorisë izraelite kanë hyrë në Libanin e jugut gjatë ditëve të fundit.

Dje Hezbollahu godoti me mbi 150 raketa pjesën veriore të Izraelit, duke shkaktuar vrasjen e 8 civilëve.

Duke folur në televizionin libanez, udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, kërcënoi se do të qëllojë me raketa Tel Avivin në rast se Izraeli sulmon qendrën e Beirutit. //ze

XS
SM
MD
LG