Lidhje

Irakianët në mbështetje të Hezbollahut


Mbi 100 mijë myslimanë shiitë, pasues të klerikut radikal, Moqtada al-Sadr, marshuan në Bagdad në mbështetje të guerriljeve hezbollah në Liban.

Protestuesit, të veshur me qefinë të bardhë, simbol i gatishmërisë për të vdekur, marrshuan sot përmes rrugëve të qytetit Sadr në Bagdad duke mbajtur flamuj të Hezbollahut dhe duke hedhur parrulla në mbështetje të kësaj organizate në luftën kundër Izraelit. Tensionet ishin të larta, ndërsa njerëzit dyndeshin në Bagdad pas njoftimeve të sotme të shtypit se trupat amerikane vranë të paktën një person që po shkonte t’i bashkohej marshimit. Ushtria amerikane thotë se ushtarët vranë dy terroristë të armatosur.

Ndërkohë në Irakun Verior, policia thotë se dhuna u kushtoi jetën sot të paktën 19 personave. Policia irakiane në Mosul thotë se shpërthimet e bombave dhe luftime të ashpra në qytet shkaktuan vdekjen e të paktën 9 vetëve. Autoritetet thonë se të paktën tre nga viktimat ishin policë. Në jug të Mosulit, një person hodhi veten në erë dhe vrau 10 vetë në një fushë futbolli në Hadrah.

XS
SM
MD
LG