Lidhje

Will Ferrell në "Talladega Nights"


Will Ferrell rikthehet në ekran me një komedi të re, filmin: Talladega Nights: The Ballad of Ricky Bobby. Ai ka sjellë në skenë edhe komedianin e njohur nga Britania e Madhe, Sacha Baron Cohen, të njohur me rolin e Ali G që kësaj radhe luan rolin e një shoferi francez të garave me makina.

Ricky Bobby gjithmonë ka ëndërruar që të ngasë makina me shpejtësi marramendëse....sikurse babai i tij i cili la familjen për të ndjekur karrierën e tij në garat me makina. Ëndërra e tij realizohet kur njëri nga shoferët braktis makinën e tij dhe Bobby nuk vonon ta zëvendësojë atë.

Bobby është ndryshe nga të tjerët, nëse nuk fiton, atëherë ai është i fundit në gara. Kjo gjë e nxit trajnerin e tij që të sjellë një shofer francez të Formula Unos, Jean Girard, i cili bëhet rivali kryesor i Bobbit.

Kate Moss, e cila vetëm para disa muajsh ishte pothuajse përditë në shtyp si përdoruese drogash, sot, pas daljes nga instituti i rehabilitimit, supermodelja kryeson listën e revistës prestigjoze Vanity Fair për veshjen më të mirë.

Me doreza të bardha, çizme lëkure dhe një kapuç gëzofi të bardhë, Kate Mos ka pushtuar faqen e parë të revistës prestigjoze. Supermodelja 32 vjeçare ka zënë edhe faqe të tjera të revistës që del në treg të martën. Në fotogafitë e revistës ajo risjell modën e viteve ‘30.

Ajo është në krye të listës së njerëzve të pasur e të famshëm, për garderobën më të mirë për vitin 2006. Veç saj, në listë përfshihen edhe George Clooney, Oprah Winfrey, Renee Zellweger, Gwen Stefani, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, princi William dhe mbretëresha Rania e Jordanisë.

Beyonce Knowles, Justin Timberlake dhe T.I. prezantuan në New York kandidatët për Çmimet e Muzikës nga kanali prestigjoz MTV. Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe grupi The Red Hot Chili Peppers kryesuan renditjen duke fituar kandidatura në shtatë kategori.

Christina Aguilera është kandidate në katër kategori me këngën “Ain’t No Other Man” duke u renditur kështu pas Madonës. Ndarja e çmimeve të muzikës nga kanali televiziv filloi për herë të parë në vitin 1984 në qytetin e New Yorkut. Pas dy vitesh në Miami ceremonia është rikthyer përsëri në New York.

Fituesi i vitit që kaloi, Timberlake do të debutojë për herë të parë me këngën “Sexy Back”. Ndërsa Beyonce do të debutojë me këngën e dytë të albumit të saj të ri që del së shpejti “Ring the Alarm”, ndërkohë që T.I. do të sjellë këngën e tij të famshme “What You Know”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohet me 31 gusht.

XS
SM
MD
LG