Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Franca bien dakord për një rezolutë armëpushimi në Liban


Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë rënë dakord për një rezolutë armëpushimi të Kombeve të Bashkuara për t’u dhënë fund luftimeve në Liban. Zyrtarë amerikanë dhe francezë njoftuan sot se kishin rënë dakord për projekt-rezolutën, e cila bën thirrje për ndalimin e plotë të luftimeve, por e lejon Izraelin t’u përgjigjet sulmeve të Hezbollahut.

Rezoluta u kërkon gjithashtu Izraelit dhe grupit Hezbollah që të punojnë për arritjen e një armëpushimi të përhershëm dhe një zgjidhjeje afat gjatë për Libanin. Ajo bën thirrje gjithashtu për krijimin e një zone neutrale në Libanin e jugut.

Një zyrtar i Hezbollahut tha po sot se grupi i tij do të pranojë armëpushimin sapo të gjitha trupat izraelite të jenë larguar nga Libani. Një ministër i kabinetit izraelit e cilësoi rezolutën të rëndësishme.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se vendi i tij do të vazhdojë operacionet ushtarake deri sa të dislokohet një forcë Në New York, Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet sot për ta shqyrtuar rezolutën e armëpushimin.

XS
SM
MD
LG