Lidhje

Dëshmi lidhur me akuzat për përdhunim dhe vrasje të një 14 vjeçareje irakiane nga 4 ushtarë amerikanë


Një mjek i ushtrisë irakiane dëshmoi para një gjykate ushtarake amerikane në Bagdat, e cila do të shqyrtojë provat për të vendosur nëse do të nxjerrë përpara gjyqit 4 ushtarë amerikanë të akuzuar për përdhunim dhe vrasje të një vajze irakiane 14 vjeçare.

Mjeku tha gjatë seancës së sotme se ishin thirrur në shtëpinë e vajzës, ku kishte gjetur trupat pa jetë të vajzës dhe të 3 prej pjesëtarëve të familjes së saj. Ai tha se vajza ishte djegut dhe kishte një plagë plumbi në fytyrë. Edhe dy irakianë të tjerë dëshmuan në një bazë të ushtrisë amerikane afër Bagdatit, por zyrtarët nuk dhanë emrat e asnjërit prej dëshmitarëve.

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të përcaktojnë në se ka prova të mjaftueshme për të filluar gjyqin ushtarak kundër ushtarëve të akuzuar për sumin, që ndodhi më 12 mars, në jug të Bagdatit.

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatë civile do të shqyrtojë akuzat kundër ish ushtarit Steven Green për rolin e tij në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG