Lidhje

10 të vrarë nga një vetvrasës gjatë një ceremonie mortore në Tikrit


Policia irakiane tha se një vetvrasës aktivizoi lëndën shpërthyese gjatë një ceremonie mortore duke vrarë të paktën 10 njerëz. Sulmi ndodhi në qytetin e Tikritit ku u plagosën edhe 20 të tjerë.

Në Bagdat rreth 3 mijë e 700 trupa amerikane filluan të patrullojnë në rrugën e kryeqytetit në përpjekje për të pakësuar dhunën sektare. Trupat shtesë u dislokuan në disa nga zonat më të dhunshme të dominuara nga sunitë në perëndim të Bagdatit, pasi përfunduan një mision në veri të Irakut.

Iraku është përfshirë nga një valë e dhunës sektare midis arabëve dhe shiitëve që nga shpërthimi në shkurt i xhamisë shiite në Samara. Autoritet thanë se dhuna sektare ka shkaktuar shpërnguljen e më shumë se 180 mijë njerëzve.

XS
SM
MD
LG