Lidhje

Dukuria e largimit të trurit dëmton vendet në zhvillim, por u sjell përfitime vendeve mikpritëse


Kur një emigrant largohet nga vendi i tij për në një shtet tjetër, ai merr me vete edhe aftësitë dhe përvojën e fituar. Ky fenomen i njohur si “rrjedhja e trurit”, mund të shkaktojë dëme të mëdha sidomos në vendet në zhvillim. Por u sjell përfitime nga ana tjetër vendeve ku shkojnë për të jetuar këta emigrantë të kualifikuar.

Shumica e imigrantëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë arësim të lartë, Por sipas zyurtarëve, rreth 25 përqind e tyre kanë mbaruar universitetin. Teknologjia dhe sektori i shëndetësisë janë profesionet më të rëndomta të imigrantëve me arësim të lartë. Lindsay Lowell është Drejtor i Qendrës së Studimeve për Migracionin Ndërkombëtar në universitetin Xhorxhtaun. Mjekët nga afrika, thotë ai, janë shembulli më i mirë.

“Rreth 25 përqind e mjekëve tanë e kanë mbaruar shkollën në një vend tjetër. Një përqindje më e ulët e infermiereve, por një numër i madh gjithsesi, janë nga vende të tjera. Rreth 10 përqind e gjithë imigrantëve me arësim të lartë, të lindur në vendet në zhvillim, aktualisht jetojnë në Evropë ose në Amerikë. Dhe përsëri në këndvështirm global, rreth 30 deri 50 përqind e të diplomuarve për inxhinieri në vendet në zhvillim jetojnë në Evropë ose Amerikë.”

Mbi gjysma e imigrantëve në Shtetet e Bashkuara janë nga Meksika. Rreth dy-të-tretat nuk kanë arësim të mesëm. Nga ana tjetër e medaljes, disa prej individëve më të kualifikuar të Meksikës jetojnë në Amerikë.

“Kjo do të thotë se me përmirësimin e arësimimit, numri i meksikanëve që jetojnë në Amerikë shtohet ndjeshëmn. Pra meksikanët më të arësimuar, ata me doktoratura ose grada të tjera shkencore, rreth 30 – 40 përqind e tyre jetojnë në Shtetet e Bashkaura, dhe kjo është më e theksuar mes femrave.”

Largimi i trurit nuk është një fenomen i ri, dhe prirrjet tregojnë se do të vazhdojë, duke i lënë vendet në zhvillim edhe më në varfëri përsa i përket humbjes së aftësive intelektuale.

XS
SM
MD
LG