Lidhje

Presidenti Bush thotë se kubanët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre


Presidenti Bush thotë se kubanët duhet të vendosin për formën e qeverisë dhe të ardhmen e tyre para se imigrantët kubanë në Shtetet e Bashkuara të ngrenë padi penale për pronat që u janë konfiskuar.

Në fjalën që mbajti në fermën e tij në Crawford të Teksasit, Presidenti Bush tha se nuk e di realisht gjendjen shëndetësore të udhëheqësit kuban, Fidel Kastro. Ai tha se populli kuban duhet të vendosë nëse do transformimin e vendit nga një formë tiranie në një formë tjetër të organizimit social.

Pas këtij ndryshimi, ai tha se kubano-amerikanët mund të kërkojnë pronat e tyre të konfiskuara nga qeveria komuniste e Fidel Kastros. Në Miami dhe në pjesë të tjera të Floridës jugore jeton një komunitet i madh imigrantësh kubanë.

Zyrtarët kubanë dhe aleatët e Presidentit Fidel Castro thonë se gjendja shëndetësore e udhëheqësit të sëmurë 79-vjeçar po përmirësohet pas operacionit të javës së kaluar për të ndaluar hemoragjinë në sistemin e tij intestinal.

XS
SM
MD
LG