Lidhje

Fibroza cistike; Vaksinë kundër mbipeshës


Fibroza cistike

Rreth 30 mijë vetë vuajnë nga fibroza cistike dhe 12 milionë të tjerë e kanë gjenin që shkakton këtë sëmundje, por pa e ditur.

Pacientja Anne Governor e ndjen veten me fat, pasi për shumë moshatarë të saj të prekur nga kjo sëmundje gjendja nuk është e lehtë. Anne vuan nga fibroza cistike, sëmundje gjenetike që bllokon mushkëritë dhe pankreasin me mukus duke e bërë frymëmarrjen dhe tretjen e ushqimit tepër të vështirë. Anne u diagnostikua me fibrozë cistike kur ishte fëmijë, në vitin 1981 Në atë kohë pacientët me këtë sëmundje zakonisht vdisnin pa mbushur të 18 vjetët.

Mjekja Ana MakMullen pranë universitetit të qëndrës mjekësore në Roçester të Nju Jorkut thotë se trajtimi i fibrozës cistike para 25 vjetësh thuajse nuk ekzistonte. Por gjatë këtyre dy dekadave kërkimet në këtë fushë janë shtuar dhe trajtimet e reja kanë mundur t’u zgjasin apo përmirësojnë jetën pacientëve të tillë. Ndërsa Anne u rrit, po ashtu u shtuan edhe mundësitë për të mbijetuar. Sot Anne Governor është 37 vjeç. Doktor Rob Horovic thotë se tani rreth 40 përqind e personave me fibrozë cistike janë mbi 18 vjeç, pra kalojnë nga fëmijëria dhe rinia e herëshme në moshë të rritur pa u penguar nga kjo sëmundje.

Në vitin 2003, Anne Governor u martua dhe hodhi një tjetër hap që shikohej i pamundur për femrat me fibrozë cistike; ajo mbeti shtatzanë. Pra megjithë rrezikun, një hap i tillë është i mundshëm. Megjithatë, mjekja MakMullen thotë se sa më të sëmura të jenë mushkëritë dhe sa më e vështirë tretja e ushqimi, aq më e rëndë bëhet periudha e shtatzanisë.

Shtatzania për gratë me fibrozë cistike sot është e mundëshme për arsye të mënyrave të reja për kufizimin dhe trajtimin e infeksioneve dhe dëmtimit të mushkërive që shkaktohen nga pezmatimi i indeve duke krijuar jardë ose mukus. Kujdesi i përditshëm, ushqimi i përzgjedhur, heqja e mukusit nga mushkëritë, dhënia e antibiotikeve nëpërmjet frymëmarrjes të gjitha këto mënyra të bashkërenduara kanë krijuar lehtësira të mëdha për shumë pacientë. Pra sëmundja nuk përbën më kërcënim dhe cilësia e jetës për të sëmurët me fibrozë cistike është përmirësuar dukshëm. Megjithatë, doktor Horovic thotë se fibroza cistike hyn në kategorinë e sëmundjeve të rënda e vdekjeprurëse. Dhe ky është një realitet përballë përparimit të shkëlqyer në luftën kundër sëmundjes.

Vaksinë kundër mbipeshës

Doktor Kim Janda pranë qëndrës kërkimore Skrips në San Diego të Kalifornisë mendon se ka krijuar një vaksinë kundër mbipeshës trupore. Kjo vaksinë bllokon një hormon të quajtur ghrelin. Ghrehlini shton oreksin dhe ngadalëson metabolizmin, një problem me të cilin ndeshen shpesh personat që përpiqen të dobësohen. Doktor Janda thotë se njerëzit që marrin këtë vaksinë gjithashtu duhet të vazhdojnë edhe dietën dhe ushtrimet fizike. Eksperti Fabio Komana thotë se edhe nëse vaksina jep rezultat, ajo do të jetë një pjesë përbërëse e procesit të gjatë për rënien nga pesha.

XS
SM
MD
LG