Lidhje

Shqipëri: Gjendet helikopteri i rrezuar por nuk ka shenja për trupat


Në Shqipëri, autoritetet njoftuan të martën se nuk është gjetur asnjë prej trupave nga kërkimet e bëra në det për helikopterin qeveritar të rrëzuar natën e 16 korrikut në Adriatik.

Helikopteri, ishte duke transportuar për në Bari të Italisë ish zëvendëskryeministrin Gramoz Pashko, i cili kishte nevojë për trajtim urgjent mjekësor. Bashkë me të po udhëtonin edhe i biri, një mjek, një teknik dhe dy pilotët.

Rrobotët nënujorë të një anije franceze kërkimi kanë fotografuar helikopterin dhe pjesë të tij të shpërndara në fund të detit, nga të cilat ka rezultuar se në brendësi nuk ka shenja të asnjë trupi.

Anija franceze e kontraktuar nga qeveria shqiptare, do të vazhdojë megjithatë operacionin për nxjerrjen e helikopterit, për të vazhduar hetimet mbi shkaqet e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG