Lidhje

Irak: 20 të vrarë nga shpërthimet në Bagdat


Të paktën 20 vetë u vranë nga një seri sulmesh me bomba në Bagdad.

Autoritetet irakiane thanë se dy bomba shpërthyen thuajse njëherësh në tregun kryesor në qendër të Bagdadit, ku gjetën vdekjen 10 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë.

Zyrtarët thonë gjithashtu se shpërthimi i tri bombave në anë të rrugës shkaktoi vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 8 të tjerëve.

Aktet e fundit të dhunës nënvizojnë krizën e sigurisë me të cilën përballet kryeministri irakian Nouri al-Maliki, ndërsa ai përpiqet të prandalojë atë që shumë analistë e shikojnë si zhytje të atij vendi në luftë civile.

Rreth 6 mijë trupa irakiane shtesë dhe 3 mijë e 500 ushtarë amerikanë po dislokohen në Bagdat për të ndihmuar në zbutjen e dhunës.

Në një zhvillim tjetër, ushtria amerikane tha se divizioni i katërt i ushtrisë irakiane mori kompetencat nga divizioni 101 i forcave ajrore amerikane. Në këtë zonë përfshihen qytetet Kirkuk dhe Tikrit.

XS
SM
MD
LG