Lidhje

Studiuesit thonë se të paktën 125 persona u vranë gjatë Luftës së Ftohtë në Murin e Berlinit


Studiues gjermanë thonë se të paktën 125 persona u vranë gjatë Luftës së Ftohtë në Murin famëkeq të Berlinit, që ishte bërë simbol i ndarjes së Evropës për tre dekada.

Shifra e re përfshihet në një raport të fundit të qeverisë me titull “Vrasjet në Murin e Berlinit nga 1961 deri në 1969. Kjo shifër është më e ulët se sa vlerësimet e mëparshme që thonin se ishte 200.

Rojet gjermanolindore kishin urdhëra të prerë të qëllonin këdo që përpiqej të largohej dhe foto të personave të vrarë mbi murin prej betoni me tele me gjemba shkaktuan indinjatë të thellë në perëndim.

Sipas të dhënave të reja, 93 prej viktimave ishin gjermano-lindorë që përpiqeshin të arratiseshin. Mes tyre ishin edhe 8 roje të vrarë gabimisht.

Studiuesit hoqën nga lista 62 rate që duket se ishin vetëvrasje ose persona të mbijetuan. 81 raste të tjera janë ende duke u hetuar.

Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961. Ai e ndau Berlinin në dy qytete të ndryshme, duke e lënë Berlinin Perëndimor një enklavë të izoluar perëndimore brenda Gjermanisë Lindore komuniste. Muri u rrëzua nga gjermano-lindorët në vitin 1989.

XS
SM
MD
LG