Lidhje

Ndryshimet në projekt-rezolutën për Libanin, shtyjnë votimin në Këshillin e Sigurimit


Franca dhe Shtetet e Bashkuara po ndryshojnë një projekt-rezolutë të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe diplomatët thonë se kjo ka të ngjarë të shtyjë votimin në Këshillin e Sigurimit.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve u shfaqën pasi një delegacion i Lidhjes Arabe argumentoi dje se Këshilli i Sigurimit duhet t’u bëjë thirrje të dyja palëve të ndërpresin luftimet dhe që trupat izraelite të largohen nga Libani.

Sot Presidenti i Francës, Zhak Shirak, tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër disa propozimeve arabe. Ai shtoi se braktisja e një rezolute për armëpushim do të ishte e pamoralshme. Franca mbështet disa nga kërkesat e vendeve arabe.

Po sot, një zyrtar i lartë rus tha se Moska mbështet propozimin e Libanit për dërgimin e 15 mijë trupave libaneze në rajonin jugor të vendit në kufi me Izraelin.

Izraeli thotë se do të tërhiqet nga Libani vetëm po të vendoset në vend një forcë e fuqishme ndërkombëtare për ruajtjen e paqes.

XS
SM
MD
LG