Lidhje

Homazhe për ish-kryeministrin Gramoz Pashko dhe viktimat e tjera të aksidentit në Adriatik


Të premten në Tiranë qindra qytetarë dhe përfaqësues të lartë të shtetit e politikës zhvilluan homazhe në nderim të 6 viktimave aksidentit të helikopterit qeveritar i cili u rrëzua në Adriatik natën e 16 korrikut.

Në ndryshim nga çdo ceremoni mortore, në vend të trupave të mbetur në fund të detit, ishin vendosur bashkë fotografitë e ish-zëvendës-kryeministrit Gramoz Pashko, të birit, Rubenit, mjekut, teknikut dhe dy pilotëve të helikopterit.

Pak pas mesditës familjarët e viktimave udhëtuan me një anije në vendin ku ndodhi aksidenti. Ata i dhanë lamtumirën e fundit të afërmve të tyre duke hedhur në ujë tufa të shumta me lule. Të 6 personat e përfshirë në aksidentin e 16 korrikut vetëm të enjten u deklaruan zyrtarisht të humbur nga autoritetet, kur kërkimet e shumta në det bënë të mundur nxjerrjen vetëm të pjesëve të helikopterit qeveritar, të cilat do të shërbejnë për hetimet mbi shkaqet e rrëzimit të tij. //az//

XS
SM
MD
LG