Lidhje

Publikohen fotografitë e para të Fidel Kastros


Fotografitë e para të presidentit kuban Fidel Kastro u publikuan sot për herë të parë pas sëmundjes së tij dy javë më parë në Gazetën e Rinisë Komuniste. Fotografitë tregonin udhëheqësin kuban që pushonte në shtëpi dhe fliste në telefon.

Udhëheqësi kuban nuk është parë në publik që kur ia transferoi përkohësisht pushtetin vëllait të tij Raul para operacionit. Në një deklaratë që shoqëron fotografitë, zoti Kastro thotë, “Për të gjithë ata që duan të dinë për shëndetin tim, premtoj se do të luftoj sëmundjen”. Ai tha se shërimi i tij mund të marë kohë dhe shoqërohet me disa rreziqe. Ai e paralajmëroi popullin kuban që të jetë gati për lajme jo të mira.

Fidel Kastro ka qënë udhëheqës i Kubës për 47 vjet. Sot është 80 vjetori i lindjes së Fidel Kastros, por ai ka kërkuar shtyrjen e festimeve zyrtare deri më 2 dhjetor, që është 50 vjetori i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës. Ai tha se As Raul Kastroja nuk është shfaqur në publik që kur mori pushtetin.

XS
SM
MD
LG