Lidhje

Kryeministri Berisha mbi luftën kundër korrupsionit


Kryeministri Sali Berisha iu rikthye sot temës së korrupsionit ndërsa përshëndeti duke e quajtur si shumë të rëndësishme fushatën e re të ndërmarrë nga administrata e presidentit Xhorxh Bush kundër funksionarëve të lartë në qeveri të ndryshme që pasurohen me anë të ryshfeteve dhe vjedhjeve të drejtpërdrejta.

Sipas zotit Berisha një nismë e tillë është një inkurajim për qeverinë shqiptare dhe qeveritë e vendeve të tjera që kanë shporehur vullnetin për t’u përballur me këtë fenomen rrënues për shoqërinë dhe të ardhmen e qytetarëve.

Demokratët erdhën në pushtet duke sulmua ashpër kundërshtarët e tyre politik për nivele të larta korrupsioni dhe duke premtuar një betejë të ashpër për crrënjosjen e tij.

I pyetur nga Zëri i Amerikës se përse në një vit qeverisje ende nuk ka asnjë denoncim ligjor ndaj ish zyrtarëve të lartë të së majtës të cilët vetë zoti Berisha i ka sulmuar me emër, kryeministri fajësoi institucionet e pavaruara si Prokuroia dhe Këshilli i lartë i Drejtësisë si pengesat kryesore: "Shtyllat e kleptokracisë janë ato që ishin në prokurorinë e përgjithshme, janë ato që ishin në KLD dhe më tej. Mund t’u jap një statistikë. Në një pjesë të madhe, vetëm nga një institucion, 2/3 e dosjeve të dorëzuara në prokurori janë mbyllur nga prokuroria. Të jeni të bindur se janë dorëzuar qindra dosje, por shtyllat e kleptokracisë i bllokojnë këto përpjekje. Ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë," tha zoti Berisha.

Kryeministri u bëri thirrje të gjitha institucioneve në vend të angazhohen në përpjekje kundër korrupsionit, ndërsa akuzoi sërish Këshillin e Lartë të Drejtësisë se nuk po kryen detyrimet e tij për të pastruar radhët e gjyqësorit: "I bëj thirrje pushtetit gjyqësor të luftojë “kapjen e shtetit”, të nxjerrë jashtë tij gjermenët dhe kleptokratët. Do tju kujtoj se ka një ligj të KLD, i cili detyron KLD të verifikojë të gjitha pasuritë e gjyqtarëve, por këtë mision nuk mund ta përmbushë me gjermenë".

Shqipëria prej vitesh radhitet ndër vendet me nivelet më të larta të korrupsionit. Raporti i fundit i Bankës Botërore e mbante atë sërish në kreun e listës së vendeve më problematike, ku fenomeni ne vitin 2005 kishte ardhur duke u përkeqësuar ne krahasim me 2002. Në Shqipëri, thuhej në raport, korrupsioni është kthyer në një sistem të sofistikuar me kapje të shtetit, shmangie fiskale dhe ryshfete të niveleve dramatike. //ad//

XS
SM
MD
LG