Lidhje

Trupat libaneze fillojnë të dislokohen në Libanin e jugut


Trupat libaneze po dislokohen në pjesën jugore të vendit në përputhje me rezolutën e OKB-së për t’u dhënë fund luftimeve një mujore mes Izraelit dhe Hezbollahut. Kamionë me ushtarë dhe makina të blinduara kaluan sot Lumin Litani, duke shkuar drejt jugut në kufiri me Izraelin.

Zyrtarët ushtarakë libanezë thanë se për vendosjen e kontigjentit të plotë të trupave duhetn 24 orë. Ushtria izraelite tha sot se i ka transferuar gjysmën e rajonit që kishte nën kontroll forcëns së Kombeve të Bashkuara që ndodhet në rajon, forcë e cila do t’ia transferojë kontrollin ushtrisë libaneze. Por ende e pazgjidhur është çështja se si do të çarmatoset Hezbollahu dhe cilat vende do të kontribojnë në zgjerimin e forcës paqeruajtëse në Libanin e Jugut.

Media njofton se Franca ka vendosur të dërgojë menjëherë 200 trupa për të ndihmuar kontigjentin ekzistues të Kombeve të Bashkuara. Por nuk është ende e qartë nëse Franca, që pritet të udhëheqë forcën ndërkombëtare, do të dërgojë trupa të tjera në Liban.

XS
SM
MD
LG