Lidhje

Shqipëri: Nis procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje


Në Shqipëri që prej një muaji ka nisur procesi i legalizimit të ndërtimeve të kryera pa leje në të gjithë vendin.

Nëndrejtori i Agjencisë së legalizimeve Ferdinand Shehu tha sot se deri më tani janë depozituar rreth 80 mijë deklarime të cilat janë gati për proces dhe për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Sipas zotit Shehu në javët e ardhshme pritet të ketë një dyndje massive të vetdeklarimeve duke qenë se numri i formularëve të tërhequr nga të interesuarit është shumë I madh

Në Shqipëri llogariten mbi 220 mijë ndërtime të paligjshme të ngritura që prej fillimit të viteve ’90. Qeveria e djathtë ka caktuar një kosto minimale pagese për legalizimin. Nga ky proces pritet të grumbullohen rreth 400 deri 500 milion dollarë, pjesa dërrmuese e të cilave do të shkojë për të kompensuar pronarët.

Mënyra e zgjedhur për legalizimet është kundërshtuar nga opozita por edhe ish-pronarët, ndërkohë që qeveria shprehet se nga ky proces do të clirohen 3 deri 4 miliard euro pasuri të cilat deri më tani kanë qenë të bllokuara.

XS
SM
MD
LG