Lidhje

SIDA po lë jetimë një numër jashtëzakonisht të madh fëmijësh në Afrikën nën-sahariane


Një raport i ri thotë se epidemia globale e Sidës po lë jetimë dhe pa mbrojtje një numër jashtëzakonisht të madh fëmijësh në Afrikën nën-sahariane.

Raporti u hartua bashkërisht nga fondi i OKB-së për Sidën, nga Unicefi dhe nga programi i ngutshëm i presidentit Bush për luftën kundër Sidës. Raporti u paraqit në konferencën e 16 ndërkombëtare mbi Sidën që po mbahet në Toronto të Kanadasë.

Në raport thuhet se 12 milionë nga 48 milionë jetimët e Afrikës kanë humbur njërin ose të dy prindërit nga sëmundja e Sidës.

Një zëdhënëse e Unicefit i tha Zërit të Amerikës se problemi pritet të keqësohet, duke shtuar se fëmijët që humbasin prindërit përmballen me më shumë vështirësi për të mbijetuar.

Zëdhënësja tha se Afrika nën-sahariane është i vetmi rajon i botës ku numri i fëmijëve jetimë vazhdon të rritet.

XS
SM
MD
LG