Lidhje

Irak: 18 të vrarë nga shpërthime bombash


Në Irak, të paktën 18 vetë kanë gjetur vdekjen nga shpërthime bombash në Bagdat, ndërkohë që në dy qytete të tjera filluan luftime me armë zjarri.

Policia tha se dy makina-bombë shpërthyen sonte në Bagdat, duke vrarë të paktën 10 vetë dhe plagosur 40 të tjerë. Një shpërthim më herët sot la të vrarë të paktën 8 vetë pranë një stacioni atutobusi, ku mblidhen zakonisht njerëz që kërkojnë punë ditore.

Në Basra, qyteti i dytë për nga madhësia në Irak, banda të armatosura sulmuan zyrën e guvernatorit. Policia thotë se ka arrestuar 5 nga personat e armatosur.

Në veri të Bagdatit, në qytetin e Mosulit të karakterizuar nga ndarjet etnike, kryengritësit u përleshën sot me policinë irakiane në përpjekje për të marrë nën kontroll pjesën perëndimore të qytetit. Policia tha se ka vrarë 5 kryengritës dhe ka arrestuar 6 të tjerë.

XS
SM
MD
LG