Lidhje

SHBA përshëndesin bashkëpunimin midis autoriteteve serbe, kroate dhe boshnjake në hetimet mbi krimet e luftës


Shtetet e Bashkuara shprehën kënaqësinë e tyre që autoritetet sërbe, boshnjake dhe kroate po bashkëpunojnë në hetimet rreth krimeve të luftës së vitit 1995, që u transmetuan kohët e fundit në televizion.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit tha dje se Shtetet e Bashkuara dënojnë të gjitha krimet e kryera në Ballkan, pavarësisht nga identiteti etnik i viktimave apo autorëve të krimeve.

Zëdhënësi tha se Washingtoni dënon përpjekjet për të shfrytëzuar krimet për arsye politike dhe u bën thirrje vendeve të Ballkanit që të vazhdojnë bashkëpunimikn për të siguruar që fajtorët nxiren para drejtësisë.

Kohët e fundit, televizioni i Sërbisë transmetoi videokaseta, për të cilat tha se ishin krime të kryera kundër sërbëve etnikë në vitin 1995.

Videokasetat tregonin ata që dukeshin si forca paraushtarake boshnjake dhe kroate, që sulmonin refugjatë sërbë si dhe komandantin boshnjak, Atif Dudakoviç gjoja duke u dhënë urdhër trupave të tij që të digjnin shtëpitë e sërbëve.

Si Dudakoviçi edhe zyrtarët kroatë mohojnë çdo përgjegjësi. //ze

XS
SM
MD
LG